Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arbela Statovci: Një zë për integrimin, arsimin dhe sipërmarrjen Arbela Statovci po kandidon për zgjedhjet lokale të Bernës që mbahen më 24 nëntor të këtij...
-
18-vjeçarja shqiptare hap në Gjermani një ëmbëltore vetëm për gra
-
Në Hanau, hapet shkolla për mësim plotësues në gjuhën shqipe
-
Dua Lipa fiton një çmim në “MTV Video Music Awards”
-
Elite Invest Roadshow, një shans unik për afaristët shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ligji të përfshijë në mënyrë eksplicite mospërdorimin e dhunës ndaj fëmijëve Dispozita e propozuar i detyron në mënyrë eksplicite prindërit që të rrisin fëmijët pa përdorimin e...
-
Aeroporti i Vjenës padit aktivistët e klimës për 36,000 euro
-
A është lufta e fundit e çmimeve të supermarketeve në Zvicër e mirë për blerësit?
-
TVSH-ja zvicerane do të rritet me 0.7 për qind për të financuar pagesën e pensionit të 13-të
-
Qiratë zvicerane pritet të vazhdojnë të rriten për shkak të mungesës së vendeve të lira