Lajme
BE-ja kritikon Kroacinë se i drejton refugjatët nga Hungaria
Nga ana tjetër Kroacia ka bërë të ditur se ndjehet e mbingarkuar nga vala e refugjatëve që ia ka mësyrë këto ditë kufijve të saj
Komisioni i BE-së ka kritikuar Kroacinë për faktin se ajo po provon që mijëra refugjatët e ardhur në territorin e saj t`i orientojë për të shkuar në drejtim të Kroacisë. Një veprim i tillë nuk është në përputhje me regullat e BE-së të cilat janë kundër që migrantët e ardhur në territorin e shtetit përkatës të lejohen të shkojnë në shtetin tjetër pa i regjistruar ata më parë. Këtë e ka thënë sot për medie një zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Nga ana tjetër Kroacia ka bërë të ditur se ndjehet e mbingarkuar nga vala e refugjatëve që ia ka mësyrë këto ditë kufijve të saj. Në një gjendje të tillë ajo ka organizuar transportimin e tyre me autobusë drejt kufirit me Hungarinë, siç e ka pranuar sot edhe kryeministri kroat Zoran Milanovic. Ai ka shtuar se vendi nuk ka mundësi të kujdeset për refugjatët që do të vijnë më tutje në Kroaci. Për këtë arsye Kroacia ka mbyllur 7 nga 8 vendkalimet e saj me Serbinë.
Kryeministri ka kërkuar nga shtetet tjera të BE-së të shkarkojë Kroacinë nga barra që i është ngarkuar. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në këtë vend kanë hyrë rreth 13 mijë refugjatë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











