Ukraina
BE-ja kërkon zgjidhje pas ndalimit të importit të drithrave nga Ukraina
Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë ndaluar importin e drithit dhe të produkteve të tjera nga Ukraina, masë kjo që shkel ligjet e Baahkimit Evropian.
“Tregu është i mbingarkuar me drithë. Vetë prodhimi ynë ka një vlerë prej miliarda dollarësh, dhe mendojmë se do të jetë e vështirë të shitet, nëse nuk marrim masa”, tha Yavor Gechev, ministër i Bujqësisë i Bullgarisë, raporton Zëri i Amerikës. “Masat e njëanshme nuk janë të mundura, sipas politikës për tregtinë të BE-së”, tha Miriam Garcia Ferrer, zëdhënëse e Komisionit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Madje, pas kësaj, fermerët e vendeve kufitare me Ukrainën kanë protestuar.
“Do të përjetojmë një zinxhir falimentimesh të fermerëve rumunë”, tha Liliana Piron, nga Lidhja e Shoqatave të Prodhuesve të Bujqësisë të Rumanisë, pëcjell albinfo.ch.
Bashkimi Evropian hoqi tarifat dhe kuotat për importin e ushqimeve nga Ukraina dhe Brukseli thotë se ndalimi i importeve shkel ligjet. Kështu po përgatitet një marrëveshje për të ndihmuar fermerët e prekur. Ndihma financiare pritet të jetë 109 milionë dollarë.
Për fermerët ukrainas, ndalimi i importeve shton vështirësitë e shkaktuara nga sulmi i Rusisë. “Do të doja që fermerët dhe lobi i bujqësisë në vendet e Evropës Lindore të kuptojnë se ne përballemi me probleme të ngjashme. Nuk kërkojmë subvencionime, nuk duam asgjë të këtillë. Vetëm na ndihmoni të shesim produktet tona”, thotë Volodymyr Bondaruk, drejtor ekzekutiv në fermën ukrainase “Perla e Podillias”, raporton Zëri i Amerikës.
Nalimi i importit të drithrave nga Ukraina në vendet e Bashkimiz Evropian mund t’i shërbejë Rusisë në objektivat e saj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë