Maqedonia
BE kërkon nga Maqedonia: Vendime gjyqësore për korrupsion dhe 27 prillin
Avancimi duhet të përfshijë “rezultate të mëtutjeshme të qëndrueshme dhe të dukshme” për reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë dhe administratën publike, por edhe në luftën kundër korrupsionit.
Komisioni Evropian dje kumtoi se i ka filluar përgatitjet për konkluzat e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për fillim të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, njofton Portalb.mk.
“KE tani i fillon punët përgatitore, ashtu siç qëndron në konkluzat e Këshillit dhe do të fillojë të përkrahë rezultate të qëndrueshme dhe të dukshme, veçmas në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe administratës, të cilat kanë impakt të madh ndaj jetës së përditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Margaritis Shinac.
Në takimin e Luksemburgut, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së vendosën që ta hapin rrugën për fillim të bisedimeve në qershor të vitit 2019-të. Por, ata, gjithashtu kërkuan nga Shqipëria dhe Maqedonia të tregojnë avancim në reformat përpara se të fillojnë bisedimet në fund të vitit 2019.
Avancimi duhet të përfshijë “rezultate të mëtutjeshme të qëndrueshme dhe të dukshme” për reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë dhe administratën publike, por edhe në luftën kundër korrupsionit.
Vendimi u miratua pas një debati të gjatë mes 28 vendeve anëtare të BE-së – me kundërshtim nga Fraca, Holanda dhe Danimarka, të cilët insistonin në reformat që përpara fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se “është ditë e rëndësishme” për të dy vendet dhe për “Ballkanin Perëndimor në tërësi”. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stefan Blok, konfirmoi se dy vendet kanë bërë “avancim”, “por duan që të shohin rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe në sundimin e së drejtës”.
Në konkluzat e publikuara nga Këshilli i BE-së, në pjesën për Maqedoninë shkruan se “qëndrueshmëria e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe marrëveshjen bilaterale për çështjen e emrit në korniza të OKB-së, është e rëndësisë thelbësore. Këshilli fuqishëm e përshëndet marrëveshjen për kontestin për emrin me Greqinë, dhe se me padurim pret ratifikimin dhe zbatimin e së njëjtës. Këshilli, gjithashtu, e ka përshëndetur edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe e ka theksuar rëndësinë e zbatimit të tij në vazhdimësi. Këto dy hapa të mëdhenj të cilët janë bërë duhet që të nënkuptojnë edhe përfundim efektiv të çfarëdo lloj vlerësimi të cilat deklarohen në bazë të interpretimit të gabuar të historisë. Duke e pasur parasysh atë, veçmas zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, Planit për Reforma Urgjente dhe Marrëveshjen me Greqinë, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht avancimit dhe të vendos rrugë drejt hapjes së bisedimeve hyrëse në qershor të vitit 2019”, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, Këshilli e ka theksuar nevojën që vendi të vazhdojë me zhvillim konkret në reformat prioritare dhe ka porositur që të ketë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit. Këshilli e ka ftuar Komisionit që nga afër t’i vëzhgojë përpjekjet reformuese dhe ta vlerësojë progresin në raportin e Komisionit në fillim të vitit. Varësisht nga rezultatet e arritura, konferenca ndërqeveritare, porositë Brukseli zyrtar, duhet që të mbahet deri në fund të vitit 2019, ndërkaq deri më atëherë Këshilli e ka ftuar Komisionin Evropian që të fillojë me përgatitjet për hapjen e bisedimeve.
Këshilli thekson se ky vlerësim i progresit duhet të përfshijë rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme, duke u fokusuar veçmas në:
Në konkluzë, sundon pranimi dhe përshëndetja e reformave të bëra, por theksohet se patjetër duhet që të vazhdojnë të njëjtat. Këshilli e përshëndet atë që vendi e ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe atë që nga maji i vitit 2017-të, madje edhe në kontekst të rëndë politik, Qeveria e re ka bërë hapa të rëndësishëm dhe është kthyer në kulturën e kompromisit me atë që do të përfshihen të gjitha palët, përfshirë edhe opozita, me qëllim të përforcimit të demokracisë dhe sundimit të së drejtës, shteti të tregojë vullnet të vërtetë për reforma dhe të sillet me fqinjët e saj në frymën e fqinjësisë së mirë. Këshilli rikujton në rëndësinë që të vazhdohet me konstatimin e përgjegjësisë për aktivitetet e paligjshme të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme, por edhe të ketë përgjegjësi për 27 prillin e vitit 2017, gjegjësisht për sulmin e dhunshëm në Kuvend.
Këshilli i inkurajon të gjitha partitë që të kenë dialog në kontinuitet dhe të vazhdojnë me reformat aktuale, para se gjithash në fushat kyçe të sundimit të së drejtës, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në gjyqësor, lufta kundër radikalizmit dhe terrorizmit dhe reformat në shërbimet e sigurisë. Gjithashtu theksohet edhe rëndësia nga depolitizimi i administratës publike në të cilën do të ketë avancim sipas meritave, reformat zgjedhore, lirinë e mediave dhe përforcimin e vëzhgimit të pushtetit ekzekutiv.
E-Diaspora
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane