Bota
BE-ja dhe Turqia arrijnë marrëveshje për krizën e refugjatëve
BE-ja dhe Turqia gjatë bisedimeve të premten në Bruksel kanë arritur një marrëveshje për të kufizuar migrimin në Evropë
„U miratua marrëveshja me Turqinë”, ka shkruar kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, në Twitter në orët e fundit të samitit.
“Të gjithë emigrantët e paligjshëm që vijnë në Greqi nga Turqia, duke filluar më 20 mars, do të kthehen”, shtoi ai.
Sipas Sipila, Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rënë dakord për të filluar negociatat për anëtarësim të Turqisë në BE.
“Deri në fund të qershorit, do të hapet kapitullii i 33-të i buxhetit”, shtoi ai.
Marrëveshja duhet të nënshkruhet zyrtarisht nga kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i cili përfaqësoi Turqinë në Bruksel.
Evropa po përjeton krizën më të rëndë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Vitin e kaluar një milion emigrantë nga Lindja e Mesme arritën në kontinentin evropian nëpërmjet Turqisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.
Fati i gati 3 milionë refugjatëve sirianë që kanë mbetur në territorin turk ishte një çështje shqetësuese në të dy anët përpara bisedimeve në Bruksel.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve