Shqipëria

BE i kërkon Shqipërisë kujdes për emigracionin e paligjshëm

Shqipëria vlerësohet se ka ndërmarrë veprime për të adresuar shumicën e rekomandimeve të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave brenda zonës Shengen. Vlerësimi vjen nga Komisioni Europian përmes një raporti të monitorimit të këtij procesi për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato që përfitojnë nga ky sistem, përcjell albinfo.ch.

Derisa konstatohet se Shqipëria ka mbajtur në kontroll kalimet nga vendet jashtë BE-së që kërkojnë azil duke u futur përmes rrugës ballkanike, Komisioni veçon si efektiv operimin me kërkesat, prej të cilave bie sy rënia e refuzimeve të hyrjes për shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së me 18.5%.

Nga ana tjetër, është rritur numri i vendimeve të kthimit për shtetasit shqiptarë që kishin hyrë më parë.

Komisioni Evropian ka vlerësuar përparimin, përfshirë edhe ngrirjen e procedurës së përgatitjes për të ashtuquajtura pasaporta të arta, ndërkohë që kërkon përafrim të mëtejshëm të politikës së vizave të Shqipërisë me listën e vendeve të kërkuara për viza të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.

Kërkesa e bërë jo vetëm për Shqipërinë, ka ngjallur diskutimet nëse vendet e Ballkanit dhe ato që përfitojnë nga liberalizimi i vizave, do të vendosin regjim vizash me vende jashtë BE-