X

Na ndiqni:

 Bota

BE i kërkon Gjermanisë heqjen e kontrollit në kufijtë e saj

Gjermania, Austria, Danimarka dhe Norvegjia duhet të heqin kontrollet në kufi brenda gjashtë muajsh, tha Komisioni Evropian të martën, disa orë pasi Suedia paralajmëroi planet për përfundimin e kontrolleve kufitare

Në emër të përgjigjes së Bashkimit Evropian për të ndaluar vërshimin e refugjatëve dhe migrantëve në vitin 2015, blloku lejoi kontrollet në zonën e tij pa pasaporta, përkundër shqetësimeve për ndikimin në tregti. Ndërkaq, tash komisioneri për çështje të brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos tha se tani ato duhet të përfundojnë, bën me dije Reuters.

“Ka ardhur koha që të ndërmerren hapat e fundit konkret për kthim të ngadalshëm në një funksionim normal në zonën Schengen”, tha ai, transmeton rtklive.com

Mbi një milion njerëz kërkuan azil në veriun e pasur të Evropës në vitin 2015, shumica në Gjermani por një numër i madh edhe në Suedi.

Një marrëveshje e kundërthënshme me Turqinë për të ndaluar refugjatët sirianë që t’i afrohen Greqisë në përpjekje për të kaluar në Gjermani, që parasheh edhe kundërshpërblim me fonde të BE-së, ka zvogëluar valën e refugjatëve, megjithëse mijëra migrantë sërish provojnë që të arrijnë në Evropë nga Libia përmes rrugëve detare.

Gjermania ka argumentuar se ka nevojë për kontrolle përkundër faktit të rënies së numrit të migrantëve që vijnë nga Greqia dhe Ballkani Perëndimor, me qëllim luftimin e kërcënimit nga militantizmi islamik në Evropë.

Sipas rregullave të BE-së, shtetet kanë lejuar që të vendosin kontrollet emergjente për një periudhë deri vjeçare në shtator të vitit 2015


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë