Lajme
BE hap mundësinë për marrjen e punëtorëve të huaj
Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Kartës Blu, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta.
Këshilli i BE-së miratoi sot direktivën që përcakton kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta me kualifikim të lartë, të cilët vijnë për të jetuar dhe punuar në territorin e Bashkimit.
Sistemi synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive.
“Karta blu do të konsolidojë pozicionin e BE-së si një destinacion kryesor global për punëtorët me aftësi të larta”, shpjegoi ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs, raporton agjencia e lajmeve Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Ligji i miratuar do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shtetet anëtare do të kenë pastaj dy vjet kohë për ta respektuar këtë direktivë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit