Lajme
BE-ja hap bisedimet për anëtarësim me Ukrainën e Moldavinë
Shtetet e Bashkimit Evropian zyrtarisht e kanë aprovuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme, një tjetër hap në rrugëtimin e gjatë të dy vendeve për t’iu bashkuar bllokut.
Belgjika, që kryeson BE-në, ka thënë se shtetet anëtare janë pajtuar për një kornizë negociuese, raportoi AP, përcjell albinfo.ch.
“Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën, më 25 qershor, në Luksemburg”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur këtë një “hap historik”.
“Miliona ukrainas dhe breza të popullit tonë po e realizojnë ëndrrën e tyre evropiane. Ukraina po kthehet në Evropë, ku e ka pasur vendin për shekuj, si anëtar i plotë i komunitetit evropian”, shkroi ai në X.
Liderët e Bashkimit Evropian patën rënë dakord vitin e kaluar që negociatat e pranimit të fillonin me të dyja shtetet.
Procesi mes fillimit të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë dhe anëtarësimit të tyre në BE mund të zgjasë shumë vjet.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”