Lajme
BE gjobit Poloninë, Varshava do të paguajë 1 milion euro në ditë për shkelje të ligjit
Polonia është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1 milion euro në ditë për shkak të ligjit të kontestuar të saj që ndryshon sistemin e drejtësisë.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që vendosi gjobën, deklaron se masat do të jenë në fuqi derisa Varshava t’i bindet vendimit të saj të marrë në korrik, që kërkon pezullim të menjëhershëm të Dhomës Disiplinore të Gjykatës Supreme polake.
Aksioni ligjor u ndërmor nga Komisioni Evropian, që thotë se dhoma kërcënon pavarësinë e gjykatave dhe rrjedhimisht aplikimin e ligjit të BE-së.
“Nuk është një reagim i fortë, por një procedurë normale që tregon se nëse vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë injorohet, atëherë vendoset një gjobë. Dialogu me qeverinë polake zgjat prej 6 vjetësh dhe kjo ka çuar në një situatë ku vendimet e gjykatës janë injoruar dhe ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese në Poloni, që është një lodër e qeverisë, del hapur kundër ligjit të BE-së. Ndaj, fakti që Gjykata Evropiane po mbron sundimin e ligjit është një shenjë e mirë dhe do të ishte akoma më mirë nëse qeveri të tjera do t’i bashkoheshin betejës së Komisionit për demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thotë Daniel Freund, euro-deputet i të Gjelbërve, Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra