Lajme
BE fillon veprimet ligjore kundër AstraZeneca-s për ‘shkelje të kontratës’
Bashkimi Evropian thotë se ka filluar veprimet ligjore kundër AstraZeneca mbi pretendimin e shkeljes së kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së saj të koronavirusit.
“Komisioni Evropian ka filluar veprimin ligjor të premten e kaluar kundër kompanisë AstraZeneca mbi bazën e shkeljes së marrëveshjes së përparuar të blerjes”, ka thënë një zëdhënëse nga Komisioni Evropian, shkruan Euronews.
Sipas Euronews, AstraZeneca ishte zotuar të furnizonte me 180 milionë doza BE-në në tremujorin e dytë të këtij viti, por është përballur me vonesa të shumta të dërgesave.
Dhe, zyrtarët e BE-së kanë akuzuar kompaninë se nuk ka përmbushur zotimin e saj.
“Kompania nuk ka qenë në gjendje të dalë me një strategji të besueshme për të siguruar shpërndarjen në kohë të dozave. Ajo që ka rëndësi për ne, në këtë rast, është që ne duam të sigurohemi që të ketë një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave që janë premtuar në bazë të kontratës”, vazhdoi zëdhënësja.
“Kështu që Komisioni ka filluar me të vërtetë veprime ligjore në emër të tij dhe në emër të 27 shteteve anëtare që janë plotësisht të bashkuar në mbështetjen e tyre për këtë procedurë”.
Muajin e kaluar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi AstraZeneca për “fatkeqësisht nënprodhim dhe nënshpërndarje”.
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim Një raport i ri nga Zyra Federale e Statistikave tregon se aftësitë e leximit, llogaritjes dhe...
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione
-
A është SBB e Zvicrës më e mirë se kompanitë e tjera hekurudhore në të gjithë Evropën?