Lajme
BE do të hetojë çrregullimet e cikleve menstruale si pasojë e vaksinave anti-Covid
Agjencia evropiane tha se ende nuk është përcaktuar një lidhje shkak-pasojë mes vaksinave dhe raportimeve.
Agjencia evropiane e shëndetësisë EMA dhe dega e saj e llogaritjes së rreziqeve të produkteve farmaceutike (PRAC), tha se ka vendosur të marrë në konsideratë raportimet nga pacientë dhe punonjës të shëndetësisë, të dhënat e testeve klinike dhe teoria, për lidhjet mes vaksinave Covid me teknologji nRNA dhe çrregullimit të cikleve menstruale të gratë.
Një studim në Norvegji ka raportuar gjakderdhje të shtuar ose zhdukje të peroidave menstruale te gratë pas marrjes së injeksionit, por më herët EMA tha se nuk kishte zbuluar lidhje mes fenomenit dhe vaksinave.
Pas rishikimit të provave, dega e EMAs për ‘farma-vigjilencën’ tha se do të kryente një vlerësim për raportimet nga pacientët dhe doktorët mbi pasojat e injkesioneve me teknologjinë e mRNA (mesazherit në ARN), të përdorur nga prodhuesit e vaksinave.
EMA tha se çrregullimet e ciklit menstrual mund të ndodhin nga disa gjendje të brendshme mjekësore, ndërsa sipas saj “raste të tilla janë raportuar edhe pas infektimit me COVID-19”.
Vaksinimet kundër COVID-19 janë të lidhura me një ndryshim të përkohshëm në kohëzgjatjen e cikleve, sipas një studimi të financuar nga ‘National Institutes of Health’, ku mblidheshin të dhëna nga 4,000 përdoruese me një aplikacion celular që gjurmonte ciklet menstruale të grave.
Të premten EMQA shtonte se nuk ka prova se vaksinat Covid ndikojnë në fertilitetin e nejrëzve. /Reuters
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë