Lajme
BE dhuron vaksina anti-Covid në vlerë prej 35 milionë euro
Komisioni Evropian nënshkroi të hënën një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro me Bankën Polake të Zhvillimit, për t’i dhënë jetë një marrëveshjeje të re për të mbështetur shtetet anëtare në shpërndarjen e vaksinave anti-COVID.
Roli i Polonisë do të jetë të balancojë nivelet e ndarjes së dozave mes shteteve anëtare, sidomos të atyre në nevojë në vendet e Partneritetit Lindor, si dhe të mbikëqyrë marrëveshjet e mundshme mes shteteve në fjalë dhe prodhuesve të vaksinave, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Vetëm vaksinimi mund të na shpëtojë. Dhe po flasim këtu për vendet partnere të Lindjes, ku mesatarja e vaksinimit është vetëm 28%. Ndaj është koha t’i ndihmojmë të përshpejtojnë procesin e vaksinimit dhe të vaksinohen të gjithë”, u shpreh Oliver Varhelyi, komisioner i BE-së për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin.
Mekanizmi i ri do të ndihmojë vendet partnere të BE-së të çojnë vaksinimin sa më afër nivelit global të përcaktuar nga OBSH, 40 për qind të popullsisë së çdo shteti brenda fundit të vitit 2021 dhe në 70% deri në mesin e 2022-shit.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë