Kosova
BE: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen me Kosovën
Bashkimi Evropian vlerëson se delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kur ka dhënë deklaratë publike se ka arritur të heqë nga rendi i ditës në Komitetin politik për ngritjen e statusit të delegacionit të Kosovës në “statusin e mysafirit special”.
Javën e shkuar Biljana Pantiq Pilja, shefe e delegacionit të Serbisë në Këshillin e Evropës ka thënë për mediat në Serbi se ai delegacion “me sukses” e ka hequr nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës. Këtë e ka quajtur si sukses të diplomacisë serbe dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq duke shtuar se ka pasur edhe mbështetjen e Spanjës dhe Hungarisë.
“Është qartë se ata nuk janë duke hequr dorë nga qëllimet e tyre për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës dhe janë duke bërë përpjekje për të përmirësuar statusin e tyre hap pas hapi. Megjithatë është po ashtu evidente se ata janë duke e humbur gradualisht mbështetjen e ish-sponsorëve të tyre. Duket sikur bashkësia ndërkombëtare është duke e humbur durimin me Kurtin dhe veprimet e tija të njëanshme”, kanë cituar mediat serbe deklaratën e shefes së delegacionit të Serbisë në Këshillin e Evropës.
Por BE e ka cilësuar këtë deklaratë të jetë shkelje e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit e cila thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Këtë e ka thënë në përgjigjen e saj për KOHËN zëdhënësja e BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Anitta Hipper.
“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit e pranuar nga Serbia dhe Kosova përmban në nenin 4 paragrafin 2 se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Deklarata e përfaqësueses së Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e obligimeve të Serbisë nga kjo marrëveshje”, ka thënë në përgjigjen e saj kjo zëdhënëse e Bashkimit Evropian./Koha.net
E-Diaspora
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz Alvin Karaqi, bartësi i shumë titujve ndërkombëtarë në karate, është duke specializuar në Kirurgjinë Ortopedike dhe...
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror Zvicra do të prezantojë një bazë të dhënash kombëtare të pasagjerëve ajror pas miratimit parlamentar. Rregullat...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz
-
Trafiku i kushton publikut miliarda
-
Zvicër: 26 për qind më pak kërkesa për azil
-
Shkalla e ndihmës sociale në Zvicër u ul në vitin 2023