Kosova

BE-ja deklaron se po e pret me padurim raportin e hetuesisë për Banjskën

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi sot se BE-ja po pret me padurim raportin përfundimtar për sulmin terrorist në Bansjkë.

“Sa i përket Banjskës, s’mund të them asnjë informacion të ri momentalisht. BE pret me padurim përfundimin e hetimit nga autoritetet kosovare. Në momentin kur të kemi në dorë rezultatet, atëherë do t’i shqyrtojmë ato me kujdes për të nxjerrë konkluzione dhe për t’i marrë masat përkatëse, pa u ndikuar nga ndonjë mendje individuale në asnjë rast të veçantë”, u shpreh ai.

Stano gjithashtu shprehu pritshmëritë e BE-së për bashkëpunim të plotë nga çdo person që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes, duke identifikuar bashkëpunëtorët, organizatorët dhe pjesëmarrësit.