Lajme
BE-ja arrin marrëveshje për pagën minimale
Këtë e ka bërë të ditur Këshilli Evropian përmes një deklarate.
Direktiva evropiane për pagën minimale është drejt miratimit. Pak më shumë se një vit e gjysmë pas propozimit të Komisionit Evropian, është miratuar tashmë dispozita nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.
“Presidenca e Këshillit dhe negociatorët e Parlamentit Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme politike për projekt-direktivën për pagat minimale në BE”.
“Ligji i ri, pasi të miratohet përfundimisht, do të promovojë përshtatshmërinë e pagave minimale ligjore dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në arritjen e kushteve të mira të punës dhe jetesës për punonjësit evropianë”, thuhet në deklaratë.
Sipas saj, “shteteve anëtare u kërkohet të vendosin një kornizë procedurale për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale, sipas një sërë kriteresh të qarta”, transmeton Albinfo.ch.
“Këshilli dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord që përditësimet e pagave minimale ligjore do të bëhen të paktën çdo dy vjet (ose maksimumi çdo katër vjet për ato vende që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik). Partnerët socialë do të duhet të përfshihen në procedurat e përcaktimit dhe përditësimit të pagave minimale ligjore”.
“Direktiva synon të zgjerojë mbulimin e punëtorëve përmes marrëveshjeve kolektive, pra atje ku shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive është nën një prag prej 80%, shtetet anëtare duhet të përcaktojnë një plan veprimi për të nxitur kontratat kolektive”, thuhet në deklaratën e BE-së.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës