Koronavirusi: çast pas çasti
BE: 500 miliardë euro për vendet e prekura me koronavirus
500 miliardë euro do t'u dhurohen shteteve evropiane që janë të prekura më shumë me koronavirus
Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për paketën e shpëtimit në vlerë të 500 miliardë eurove, e cila synon t’iu ndihmojë vendeve evropiane të prekura më së keqi nga pandemia me koronavirus.
Udhëheqësi i Eurogrupit, Mario Centeno, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, pas diskutimeve maratonike në Bruksel.
Ky vendim vjen pak pasi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se ky shtet është afër kalimit të fazës më të vështirë të pandemisë.
Spanja aktualisht ka numrin më të madh të personave të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, 152,446, ndërkohë që më shumë se 15,000 kanë vdekur, shkruajnë mediat e huaja.
Kryeministri francez, Bruno Le Maire, ka përshëndetur marrëveshjen, duke e konsideruar si planin më të rëndësishëm në historinë e BE-së, përcjell albinfo.ch.
“Evropa ka vendosur dhe është e gatshme për t’u përballur me gravitetin e krizës”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.
Udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieve, ka paralajmëruar se bota përballet me krizën më të rëndë ekonomike prej periudhës së Depresionit të Madh, të viteve 1930.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













