Lajme
BE, 400 roje për sigurimin e kufijve të saj me Ballkanin!
Frontex do të përforcojë masat e mbrojtjes së kufijve të Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë duke angazhuar edhe 400 rojtarë të kufijve nga BE-ja në Ballkan

Shtetet anëtare dhe Komisioni i BE-së planifikojnë të përforcojnë kufijtë e jashtëm të tyre në Ballkan. Ky është njëri ndër synimet që ka vendosur para vetes samiti mbi “Rutën Ballkanike” të refugjatëve që kryministrat e shteteve të BE-së po e mbajnë sot në Bruksel.
Nga drafti i deklaratës së përbashkët të pjesëmarrësve të samitit del se duhet përforcuar sidomos kufiri në mes të Turqisë dhe Greqisë, si porta e parë që e shfrytëzojnë refugjatët nga lindja për të ardhur në shtetet e BE-së.
Nga ana tjetër, agjencia e sigurimit të kufijve të BE-së, Frontex do të përforcojë masat e mbrojtjes së kufijve të Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Për të arritur këtë, duhet angazhuar edhe 400 rojtarë të kufijve nga BE-ja në Ballkan.
Shefat e qeverive të një numri të shteteve të BE-së, në mesin e të cilëve edhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë takuar sot pasdite në Bruksel për tu konsultuar si t`i jepet fund kaosit në rutën ballkanike të refugjatëve. Në samit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e dy vendeve joanëtare të BE-së, të Maqedonisë dhe të Serbisë, si shtete përmes të cilave kalon e ashtuquajtura “Rutë e Ballkanit”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë