Shqipëri
BBC zbulon mrekullitë e Shqipërisë
Televizioni do të transmetojë prej 21 janarit 4 episode që zbulojnë kulturën dhe historinë e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Nga Butrinti në Alpet e Shqipërisë
Shërbimi Ndërkombëtar i BBC-së ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit.
Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.
“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim me disa seri i një prej televizioneve më të mëdha ndërkombëtare. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit dhe takohet me komunitete fshatare në Alpet spektakulare.
Programi merr rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe me një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik e kulturor.
Episodi i parë i ciklit “Mrekullitë e Shqipërisë” do të transmetohet në BBC World Service më 21 janar. Gjithsej BBC do të transmetojë katër episode.
Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese në gazetën New York Times apo revistën CondéNast. Gazeta New York Times së fundi rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli të natyrës që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi aty kalon lumi i vetëm i egër i Europës dhe fushatës mediatike për ta shpallur Vjosën park kombëtar.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane