Shqipëria
BBC shkruan për muzikën tradicionale shqiptare

Kur rritesh nën regjimin komunist, në një kënd të izoluar të Evropës, bota moderne nuk mbërrin tek ty. Gjërat e veçanta të vendit tënd, të cilave ti u gëzohesh, të formësohen, mbeten me ty, ato edhe mund të përndjekin.
Tingujt e adoleshencës sime në Shqipëri, nuk ishin këngët e “The Beatles” apo “Rolling Stones”. Ne kishim kolonën tonë zanore. Ajo që po dëgjoni është një kaba për violinë, një vajtim. Është saze, muzika tradicionale e jugut të Shqipërisë. Kur vendi u hap ndaj botës dy dekada më parë, njerëzit filluan të lëvizin nëpër botë dhe me ta edhe muzika e tyre.
Jam takuar me njërin prej artistëve që po e mbajnë gjallë këtë muzikë. “Quhem Aurel Qirio. Jemi këtu jashtë kishës së Shën Lukës në Barbican Centre ku do të japim shfaqe pas disa javësh”. Kështu e ka filluar BBC-ja në një artikull kushtuar muzikës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në këtë shkrim tregon për Aurelin i cili është violinisti i parë në një grup muzikantësh shqiptarë që po njihen në gjithë botën. Ata quhen Saz’iso dhe pas dy javësh do të publikojnë një album me pesëmbëdhjetë këngë tradicionale, që do të pasohet nga koncerti i tyre i parë jashtë Shqipërisë, këtu në kryeqytetin e Britanisë. “Kur erdha në Londër para pesë vjetësh, ishim vetëm unë dhe violina, fëmija im. Nuk dija se ku do të luaja me violinën time dhe muzikën e vendit tim. Jam shumë krenar dhe mendoj se njerëzit në Londër do e dëgjojnë me shumë interes këtë muzikë”, ka thënë ai.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe turizmit, ka publikuar në rrjetin e tij social facebook shkrimin që ka transmetuar BBC-ja kushtuar muzikës së mrekullueshme të sazeve shqiptare.
E-Diaspora
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane Ushtari shqiptar humb jetën tragjikisht në SHBA, të shtunën i jepet lamtumira e fundit...
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
Jeta në Zvicër
-
Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë A e dini se lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë...
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm