Maqedonia
BBC raporton për zjarrin në spitalin e Tetovës
Edhe transmetuesi publik britanik, BBC, ka raportuar për zjarrin që shpërtheu në spitalin, ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë, përcjell albinfo.ch.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet një ndërtesë e përfshirë nga flakët dhe një shtëllungë tymi të zi në ajër afër një rruge, shkruan BBC.
Po ashtu thuhet se zjarrfikësit e shuan zjarrin për më pak se një orë pasi kishte nisur rreth orës 21 të së mërkurës.
Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipce, paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.
“Kjo është ditë shumë pikëlluese. Mjekët po luftojnë për jetën e të lënduarve”, tha Filipce, duke shtuar se disa pacientë janë dërguar me urgjencë në Shkup.
Kryeministri Zoran Zaev tha se zjarri u shkaktua nga një shpërthim dhe se për këtë rast janë hapur hetime.
Spitali që u përfshi nga zjarri ishte qendër e përkohshme, e ndërtuar vitin e kaluar për trajtimin e personave të sëmurë rëndë me koronavirus.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












