Kosova
BBC: Në takimet e shefit të CIA-s me zyrtarët serbë në Beograd, më së shumti u fol për Kosovën
Në vizitën e fundit të shefit të CIA-s, William Burns, në Beograd, tema që është diskutuar më shumë është çështja e Kosovës.
Sipas raportimeve nga BBC në shërbimin serb, duke u referuar disa burimeve jozyrtare, temat kanë qenë më shumë politike.
”Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në raport, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Kosova ka qenë destinacioni i fundit në vazhdën e këtyre vizitave të shefit të CIA-s.
Në Prishtinë, Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Petrit Ajeti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër