Muzikë

BBC komenton Eurovizionin, shkruan edhe për Jonida Maliqin

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i 64-t i Eurovizionit, të cilin e fitoi Holanda, kurse Shqipëria u rendit e 18-ta, me gjithsej 90 pikë, shkruan albinfo.ch.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, reporteri i BBC-së, Neil Smith, ka bërë një analizë të performancave, kur ka përmendur edhe Jonida Maliqin, përfaqësuesen e Shqipërisë.

“Asnjë finalist i Eurovizionit që ka interpretuar i dyti me radhë, nuk e ka fituar garën”, ka shkruar ndër të tjerash Smith, duke iu referuar performancës së Jondia Maliqit, e cila këndoi e dyta në këtë finale.

Megjithëse secila performancë e Maliqit u prit me brohoritje të shumta nga publiku, ajo arriti të renditej e 18-ta në këtë edicion.

Suksesin më të madh në Eurovizion, Shqipëria e arriti në vitin 2012, kur këngëtarja Rona Nishliu u rendit në vendin e pestë, dhe po ashtu, u vlerësua edhe nga mediat e huaja për vokalin e saj.