Lajme
BBC: Falimentoi kompania ajrore britanike, bllokohen mbi 150 mijë udhëtarë
Në një raport të BBC-së, është bërë e ditur se kompania ajrore dhe turistike “Thomas Cook”, me bazë në Britani të Madhe, ka falimentuar.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Britanisë së Madhe ka njoftuar se kjo kompani e ka ndërprerë veprimtarinë tregtare me efekt të menjëhershëm.
Falimentimi i saj i ka detyruar autoritetet të përgatisin plane urgjente për kthimin e mbi 150 mijë njerëzve në atdhe, shkruan BBC.
Shefi ekzekutiv i kompanisë “Thomas Cook”, Peter Fankhauser, ka dalë me një deklaratë, duke thënë se falimentimi i firmës është për keqardhje të madhe. Ai gjithashtu u kërkoi falje miliona klientëve dhe mijëra punëtorëve të kompanisë.
Falimentimi i kësaj kompanie të madhe pritet ta sjellë shuarjen e 22 mijë vendeve të punës në mbarë botën, përfshirë 9 mijë vetëm në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











