Ekonomi
BB ndihmon Kosovën me një hua prej 15.3 milionë dollarësh
Banka Botërore ka ofruar një hua prej 15.3 milionë dollarësh, për të përmirësuar, sic kanë njoftuar nga BB, konkurrencën e eksporteve dhe produktivitetit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj huaje, ndër të tjerash, parashihet të zvogëlohet kostoja e firmave për testimin e produkteve.
“Projekti i Konkurrencës dhe Gatishmërisë për Eksport në Kosovë, i miratuar sot, do të ndihmojë si firmat, ashtu edhe konsumatorët në vend, duke mbështetur certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të tilla si Bashkimi Evropian, duke forcuar kapacitetin e firmave të orientuara kah eksporti dhe duke ulur koston e inspektimeve të biznesit”, thuhet në njoftim.
BB po ashtu ka bërë të ditur se këto firma, që përfshijnë rreth 1500 eksportues, do të përfitojnë nga kostot më të ulëta për këto shërbime, ndërsa 150 firma të tjera do të marrin grante përputhëse për t’i ndihmuar ato në marrjen e certifikatave dhe realizimin e standardeve të produkteve, si dhe në shfrytëzimin e shërbimeve për zhvillim të biznesit.
Sipas tyre, këto iniciativa janë dizajnuar ashtu që nga ato të përfitojnë drejtpërdrejt konsumatorët në Kosovë, të cilët do të fitojnë mbrojtje të shtuar nga produktet e cilësisë së ulët.
“Duke pasur parasysh tregun e saj të vogël vendor, rritja e konkurrencës së eksportit është e domosdoshme për rritje dhe krijim të vendeve të punës në Kosovë. “Banka Botërore me kënaqësi mbështetë forcimin e shërbimeve të certifikimit të cilësisë së produkteve për firmat dhe thjeshtimin e sistemit të inspektimit të biznesit”, citohet të ketë thënë Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë.
Po ashtu, synohet të rritet edhe eksporti.
“Projekti është dizajnuar për të ndihmuar arritjen e njohjes ndërkombëtare për cilësinë e produkteve të Kosovës dhe për të mbështetur dhe theksuar gatishmërinë për eksport të bizneseve në vend”, tha Paulo Guilherme Correa, Menaxher për Sektorin e Tregtisë dhe Konkurrencës për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Huaja është një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevojat më të mëdha për zhvillim. Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionare me interes zero ose shumë të ulët dhe periudha të gjata të kthimit. Afati i maturimit të huas është 25 vjet, duke përfshirë një grejs periudhë 5-vjeçare. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjatë një periudhe prej pesë vjetësh.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës