Zhvillim
BB-ja i jep Kosovës 34 milionë euro kredi
Hoti theksoi do të përkrahen projektet të identifikuara si prioritare nga Qeveria, projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport dhe Financimit Shtesë për Projektin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural
Kosova ka marrë kredi prej 34 milionë euro nga Banka Botërore për 20 vite, me 5 vite me greis periudhë dhe me normë të interesit prej 0.44 % për dy fusha.
Marrëveshjet i nënshkruan ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli.
Marrëveshja e parë do t`i mundësojë Kosovës financimin e projektit të konkurueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, ndërsa e dyta është për financimin e granteve për bujqësi, përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini, raporton albinfo.ch.
Drejtori i BB-së, Marko Mantovanelli tha se nga këto dy marrëveshje do të hapet mundësia për vende të reja të punës. “Financimi për këto projekte është pjesë e strategjisë së Grupit të Bankës Botërore që synon t’i ndihmojë Kosovës në lëvizjen drejt një rritjeje ekonomike më të qëndrueshme, të orientuar kah eksporti, ashtu që qytetarët e saj të kenë më shumë mundësi për një jetë më të mirë”, tha Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind