Karriera në Ballkan
BB: 57 për qind e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë
Ata "nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra nëpërmes leximit. Dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar"
Një raport i fundit i Bankës Botërore thotë se të rinjtë në Shqipëri po keqarsimohen, duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë minimale.
Raporti, i cili mes tjerash ka në fokus zhvillimet në tregun e punës, ka dalë me rezultatin tronditës se 57 për qind e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra nëpërmes leximit.
Thënë më ndryshe, këta janë persona që dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar.
Rezultatet e raportit që bazohet në testet e “Pizës” tregojnë se kjo është një nga normat më të larta të analfabetizmit funksional në gjithë rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vetëm 3 vende, Kirgistanin, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Në Ballkan, Shqipëria mban rekordin negativ sa i përket arsimimit, transmetojnë mediat e Tiranës.
Shifrat tregojnë se arsimi në Shqipëri është i keqfinancuar në raport me vendet e tjera, të paktën në pjesën publike.
Në vitin 2010 fondet e buxhetit për arsimin ndaj Prodhimit Kombëtar ishin gati dy herë më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërkohë që vitet e fundit sistemi arsimor është përballur me ndryshime të panumërta ligjore, të cilat shpesh përmbysin njëra-tjetrën.
Por, përtej shkaqeve, rezultatet e raportit tregojnë se Shqipëria ka një problem jo të vogël, i cili përveç kostove të mëdha sociale, dëmton edhe perspektivën e ekonomisë.
Shumica e të rinjve të paarsimuar kanë më pak gjasa të gjejnë një punë dhe përveçse nuk kontribuojnë në rritjen ekonomike, shndërrohen në barrë për buxhetin e shtetit.
Në kushtet e një tregu pune, gjithmonë e më shumë konkurrues dhe teknologjisë që zhvillohet me shpejtësi, kostot e kqija të arsimit janë edhe më të larta.
Të tjera nga Karriera në Ballkan
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih