Shkurt.ch
Bazeli, në ethet e lules më të madhe në botë
Trungu i lules, i cili do plot 17 vite për të mbërritur lartësinë maksimale (rreth 2 metra), lulet e saj i qel vetëm një herë në tre vjet
Prej tri ditësh në kopshtin botanik të Bazelit po mbretëron një tollovi e madhe. Mijëra qytetarë kureshtarë presin në radhë të gjata për të qenë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë: duan të shohin lulëzimin e lules më të madhe në botë ‘Amorphophallus titanum’. Një rast të tillë zviecranët e kanë pasur së fundi para 75 viteve!
Qelja e lules në fjalë është pritur të ndodhte më 21 prill, por teket e natyrës e kanë shtyrë aktin në fjalë për mbrëmjen e vonshme të 22 prillit, pra lulëzimin e plotë gjiganti në mesin e luleve e ka arritur në Natën e Pashkëve.
Për tu dhënë rastin sa më shumë vizitorëve që të shohin këtë fenomen, parku botanik i Bazelit nuk i ka mbyllur portat e tij natën e mbrëmshme. Deri në mëngjesin e sotëm lulen e kanë parë rreth 3000 veta. Dhe, radhët e kureshtarëve vazhdojnë edhe sot, ndërsa kopshti do t`i mbyllë portat në mesnatë.
Trungu i lules, i cili do plot 17 vite për të mbërritur lartësinë maksimale (prej rreth 2 metrash), lulet e saj i qel vetëm një herë në tre vjet. Dhe kur mbërrin lulëzimin e plotë, ajo lëshon një erë shumë të pakëndshme, të ngjashme me erën e kafshëve të ngordhura.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









