Lajme

Bazel: Ndërpritet procesi kundër kosovarit të akuzuar për dhunim seksual

Prokurorja publike kërkon dënim me gjashtë vjet burgim dhe dëbim të përjetshëm nga vendi. Ajo që ndodhi ishte "një tmerr për çdo grua në Bazel"

Sot, në Gjykatën Penale të qytetit të Bazelit ka filluar procesi ndaj një kosovari 25 vjeçar të dyshuar për përdhunimin e një gruaje, në Bazel. 25-vjeçari ka precedentë penalë për vepra të shumta seksuale dhe për pasojë i është shqiptuar edhe më parë masa e dëbimit nga vendi, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, për shkak se ai vazhdimisht ka apeluar në gjykatë vendimin e dëbimit, ai ende nuk është detyruar të largohet nga Zvicra.

Prokurorja publike kërkon dënim me gjashtë vjet burgim dhe dëbim të përjetshëm nga vendi. Ajo që ndodhi ishte “një tmerr për çdo grua në Bazel, thotë ajo. Nga ana tjetër, i akuzuari këmbëngul se nuk bëhet fjalë pe¨r ushtrim dhune nga ana e tij.

Ndërkohë, procesi është ndërprerë dhe do të vazhdojë të enjten, njofton 20minuten, mediumi që po e mbulon gjykimin “live”.

Por, në periudhën pas vendimit për dëbim nga Zvicra, ai dyshohet se ka përdhunuar një grua 38 vjeçare në Parkun Horburg të Bazelit në qershor të vitit të kaluar.

“Jo, unë dua të shkoj në shtëpi”, kishte thënë ajo disa herë, siç tregon aktakuza e prokurorisë publike të Basel-Stadt-it. Motra e përdhunuesit të saj të mëvonshëm e kishte lënë 38-vjeçaren me të vëllain në Horburgpark në Bazel. Kjo kishte ndodhur pasi të tre ishin takuar në një klub në Kleinbasel. Ajo dhe tashmë i akuzuari kishin kërcyer së bashku dhe ishin puthur, ndërkohë që konsumonin alkool. Pastaj,  ajo donte të shkonte në shtëpi.

Por, kur kishte dalë nga makina, kishte parë se nuk ishte atje  por në një vend të panjohur. Ajo i kishte thënë disa herë 25-vjeçarit se donte të shkonte në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Por ai e nxiti atë të shkonte në park me të. Ajo rezistoi me forcë dhe ai e shtyu prapa drejt parkut.

Në park, ai e ka  rrëzuar përtokë  gruan e dehur. Por ajo kishte arritur të shpërqendrojë të akuzuarin me një justifikim: djali i saj po thërriste. Kështu ajo arriti të telefonojë fqinjin e saj dhe t’i kërkojë ndihmë. Ajo ishte gjithashtu në gjendje t’i dërgonte atij vendndodhjen e saj.

Si rezultat, sulmuesi i saj e kishte ngulfatur fuqishëm atë, sipas dokumentit. Kjo e bëri gruan të frikësohej nga vdekja dhe për fatin e fëmijëve të saj, transmeton albinfo.ch. Ajo u përpoq të mbrohej vazhdimisht; u përpoq ta largonte sulmuesin, duke e goditur me duar, me thonj në kokë e në trup. Megjithatë, ai vazhdoi ta ngulfaste, duke i mbyllur me forcë gojën.

Për shkak se gruaja ishte shumë e frikësuar për jetën e saj, ajo në fund i tha të akuzuarit se ai mund të bënte gjithçka që donte me trupin e saj. “Ajo e dinte se nuk kishte asnjë shans kundër tij”, vazhdon aktakuza. Më pas ai e kishte përdhunuar dhe në fund kishte ikur. Por nuk kaloi shumë kohë para se të klikuan prangat – ende në dalje. Ai ndodhet në burg që nga qershori i vitit 2024.

Mbrojtësi i të pandehurit nuk ka mundur të deklarohet për shkak se ai nuk ishte gati për pledoajenë e tij. Gjykata nuk ka mirëkuptim dhe duhet të konsultohet. Të gjithë të pranishmëve u kërkohet të largohen nga dhoma.

Kërkesa e avokatit mbrojtës pranohet – për arsye “prakticiteti”: gjyqi anulohet. Procesi do të rifillojë të enjten.