Futboll

Bayern dorëzohet për titull, Xhaka afër festës

Pas 27 javësh, Leverkusen është në vendin e parë me 73 pikë, 13 më shumë se Bayern

Bayern është dorëzuar për luftën për titullin kampion. Diçka të tillë e ka pranuar vetë trajneri i bavarezëve, Tomas Tuchel, pas humbjes 0-2 ndaj Dortmund, disfatë që e  dërgon diferencën në -13 ndaj Leverkusen.

“A ka mbaruar lufta për titull? Po patjetër. Urime Bayer Leverkusen për fitimin e titullit”,  ishin fjalët e gjermanit Tuchel.

Pas shumë vitesh dominimi, thyhet kështu hegjemonia e Bayern Munchen në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Bayern është kampion në 11 edicionet e fundit, diçka jo e zakonshme në top 5 ligat evropiane.

Pas 27 javësh, Leverkusen është në vendin e parë me 73 pikë, 13 më shumë se Bayern, derisa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

Granit Xhaka i transferuar në Leverkusen nga Arsenali është njëri nga lojtarët më të dalluar të “Aspirinave” në këtë sukses historik të klubit gjerman.