Bota
Bavaria e vendosur të pengojë fluksin e refugjatëve
Në rast se qeveria federale në Berlin nuk tërhiqet, kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer do të bëjë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese
Bavaria kërcënon Berlinin zyrtar se në të ardhmen do t`i refuzojë krye në vete azilkërkuesit që vijnë nga vendet e sigurta dhe në rast nevoje edhe do t`i kthejë ata prej nga kanë ardhur. Për më tepër, landi jugor i vendit, më i atakuari nga fluksi i refugjatëve ka kërcënuar kancelarin Merkel se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Në rast se qeveria federale në Berlin nuk tërhiqet, kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer do të bëjë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. “Ne jemi shprehimisht të mendimit se migrimi duhet të rregullohet dhe kufizohet nëse duam të kemi marrëveshje brenda Republikës Federale të Gjermanisë”, ka thënë Seehofer para gazetarëve.
Qeveria e Landit të Bavarisë ka kërkuar nga federata që si masë emergjente të kthejë refugjatët në kufi. Por nëse federata nuk vepron, Bavaria i rezervon vetes të drejtën për një veprim të tillë.
Nga Berlini, landi i Bavarisë ka marrë kritika. Ministri i brendshëm federal Thomas de Maiziere ka thënë se refuzimi i refugjatëve në kufirin me Austrinë nuk e ndryshon gjendjen për të mirë. Zgjidhja mund të jetë ndalimi refugjatëve në kufijtë e jashtëm të BE-së, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













