Integrimi

Bashkimi shpëton plakun zviceran nga vdekja, nominohet për çmimin për guxim

Ai është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan tradicionalisht në fund të vitit

Bashkim Bytyqi, nga qyteti  Amriswil i Kantonit Thurgau është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan tradicionalisht në fund të vitit. Shqiptari 42 vjeçar që punon si pizzaiolo (kuzhinier në piceri) këtë nominim e ka merituar pasi që më 20 mars të këtij viti e ka shpëtuar një këmbësor të moshuar nga një automobil.

Në orën 10 Bytyqi ishte nisur të shkonte për të blerë gjësende për familjen dhe po e ngiste makinën e tij nëpër rrugën Bahnhofstrasse të Amriswilit. Papritmas në rrugë paraqitet një veturë pa shofer. Ajo po shkonte tatëpjetë drejt këmbësorit plak që nuk kishte mundësi të ikte. Pa menduar shumë Bashkimi e nget makinën e tij Audi A4 drejt makinës pa zot dhe e shtyn atë për t`ia ndërruar drejtimin, shkruan tagblatt.ch. Në këtë mënyrë ai e shpëton plakun nga vdekja e sigurt. Veprimi i shkathtë i Bytyqit u ka bërë pershtpje edhe policëve që ndodeshin afër. Protokoli që kanë shkruar ata vërteton se plaku, pa ndërhyrjen e kosovarit nuk do të mund të mbijetonte.

Përveç Bashkim Bytyqit, nga ky regjion për çmimin “Prix Courage” është nominuar është nominuar  Adrian Roggensinger nga fshati  Murg. Ai ka shpëtuar një plakë nga goditja e trenit.