Emrat shqiptarë në politikën zvicerane
Bashkimi ia mësyn Parlamentit Nacional për të dytën herë
Socialdemokratët e Kantonit në Bernë kanë nominuar shqiptarin nga Kosova për kandidat në zgjedhjet nacionale të Zvicrës
Dhjetë muaj para zgjedhjeve nacionale, politikani 33 vjeçar me origjinë nga Ferizaji ka bërë publike kandidaturën për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.
Socialdemokratët e Kantonit të Bernës e kanë nominuar shqiptarin nga Kosova për kandidat në zgjedhjet nacionale të Zvicrës që do të mbahen në tetor.
Kandidati për deputet, Bashkim Rexhepi, ka theksuar domosdoshmërinë dhe zotimin për të qenë një zë i fortë për të gjithë shqiptarët në Zvicër.
Rexhepi thotë se angazhimi sindikal i tij është i lidhur me programin e tij politik në PS. „Në fokus të angazhimit tim politik do të jenë pagat e punëtorëve. Do të angazhohem që pagat të ndryshojnë duke vlerësuar drejtë punën e punëtorëve në fimat zvicerane. Po ashtu do të angazhohem që migrantët të mos shihen vetëm si pengesë dhe të bëhet politikë negative me ta, por t’i shohim si shans në vend”, deklaron politikani shqiptaro-zviceran.
Kandidimi i Bashkim Rexhepit për deputet nacional paraqet një ndryshim të qasjes ndaj njerëzve me origjinë të huaj. „Sidomos për ne shqiptarët, që me vite kemi qenë në shenjestër të imazhit negativ. Zgjedhja e ime apo e një shqiptari tjetër do të ishte një hap shumë i madh drejt pranimit të komunitetit shqiptar në Zvicër. Besoj se do ishte jehonë shumë pozitive dhe do t’i hapte rrugë çdo shqiptaro-zvicerani që të përfshihet në të gjitha segmentet e jetës së këtushme. Në këtë drejtim do të punoj pa u ndalur”, thotë Rexhepi.
Tash, më i përgatitur – Bashkim Rexhepi pati humbur në zgjedhjet e kaluara por dëshmoi guxim ngase në Kantonin e Obwaldenit, kundërshtari i tij zviceran nuk kishte pasur asnjë kunderkandidat tjetër në tri palë zgjedhje. „Tashmë i njoh rregullat e politikës më mirë dhe jam më i përgatitur për këto zgjedhje”, thotë Rexhepi duke paralajmëruar një fushatë më intensive dhe me agresive.
„Nëse e analizojmë vitin e kaluar, partitë e djathta, sidomos SVP-ja kanë shfrytëzuar njerëzit më të pambrojtur, migrantët, azilkërkuesit, shtresat më të ulëta sociale etj., për të bërë politikë. Ky fakt më shqetëson ngase nuk po bëhet politikë me problemet që aktualisht i kemi. Për çdo ditë e gjithë pasuria po përfundon në duart e një numri të vogël njerëzish, pastaj fakti që dy partnerët duhet të punojnë për familjen. Mirëpo për të mbajtur një familje në shumë kantone shkurtohen financat për sistemin social dhe atë shkollor etj. Këto janë problemet e vërteta dhe për to duhet gjetur zgjidhje”, thekson politikani me origjinë nga Kosova.
Më të mobilizuar Ai shpreson se komuniteti shqiptar këtë herë do të jetë më i mobilizuar për të dalë në zgjedhje. „Vetë fakti se këtë herë kemi më shumë kandidatë dhe madje në parti të ndryshme, tregon vetëdijësimin e shqiptarëve për të qenë pjesë e proceseve politike në vend. Sa më shumë shqiptarë që janë aktivë, aq më shumë rrethe shqiptarësh mund të mobilizohen për të votuar. Po sërish ka një dallim në mes te gjeneratës së parë që fare pak janë aktivë në politikën zvicerane dhe gjeneratës së dytë apo të tretë qe janë të integruar edhe në sistemin politik.
Tash varet nga ne që të nxisim edhe gjeneratën e parë që të votojë dhe të përkrahin kandidatët shqiptaro-zviceranë në zgjedhje”, thekson sindikalisti Rexhepi.
Ai thotë se fatkeqësisht nuk është i mobilizuar sa duhet komuniteti shqiptar në Zvicër.
„Më kujtohen vitet e 90-ta kur erdha në Zvicër, shqiptarët arritën që nga mërgata të organizonin një shtet në shtet. Ishte një punë shumë e madhe sidomos nga shqiptarët e Zvicrës. Nëse duam ta kemi një deputet me prejardhje shqiptare në Paralemtin Zviceran atëherë duhet ende shumë punë”, thotë shqiptari që po synon të bëhet pjesë e institucionit më të lartë legjislativ të Zvicrës.
Po vetëdijesohemi!
Vetë fakti se këtë herë kemi më shumë kandidatë dhe madje në parti të ndryshme, tregon vetëdijësimin e shqiptarëve për të qenë pjesë e proceseve politike në vend. Sa më shumë shqiptarë që janë aktivë, aq më shumë rrethe shqiptarësh mund të mobilizohen për të votuar.
Kush është Bashkim Rexhepi
Bashkimi është me preardhje nga Kosova. Ai punon për Sindikatën Unia në Thun dhe ka studiuar shkencat kulturore në Lucern. Që nga viti 2009 ai është anëtar i JUSO i Kantonit Obwalden dhe nga viti 2011, gjithashtu anëtar i SP. Nga viti 2012 deri 2014 ka jetuar ne Aargau dhe Zürich, kurse nga viti 2014 jeton ne Thun të Bernës, ku punon si udheheqës (Teamleiter)
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha