Lajme
BE gjatë 2019-ës importoi 3 milionë tonë kafe me vlerë 7.5 miliardë euro
1 tetori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Kafesë.
Bashkimi Evropian gjatë vitit të kaluar ka importuar 3 milionë tonë kafe, me vlerë prej 7.5 miliardë eurosh.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, importet u rritën me 14 për qind në vitin 2019 kundrejt një dekade më parë, përcjell Telegrafi.
Eurostat thotë se burimet kryesore të kafesë së BE-së ishin Brazili me 932 mijë tonë, Vietnami me 673 mijë tonë, Hondurasi me 221 mijë tonë, Kolumbia me 166 mijë tonë, Uganda me 145 mijë tonë, India me 137 mijë tonë, Peruja me 113 mijë tonë, Etiopia dhe Zvicra me nga 80 mijë tonë dhe Indonezia me 77 mijë tonë.
Blerësit më të mëdhenj të kafesë në bllok ishin Gjermania me 1.1 milion tonë, e ndjekur nga Italia, Belgjika, Spanja dhe Franca.
Ndërkohë, 1.8 milion tonë kafe të pjekur me vlerë 10 miliardë eurosh u prodhuan në BE, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra