Kosova
Bashkimi Demokratik regjistrohet si partia më e re në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD.
Në KQZ u tha se më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është Ajvaz Berisha, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, përcjell albinfo.ch.
“Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar dhe librezën e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar”.
” Zyra ka shpallur për shqyrtim publik në faqen zyrtare të KQZ kërkesën e kësaj iniciative politike nga data 22 tetor – 28 tetor 2024. Gjatë periudhës së shqyrtimit publik, Zyra nuk ka pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të kësaj iniciative politike. Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54″, u tha në mbledhjen e KQZ-së.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?