Lajme
Bashkatdhetarëve iu ndalohen specat në kufi, gjobiten deri në 1500 euro
Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur turrshi tradicionale, sidomos gjatë përiudhës së vjeshtës.
Mërgimtarët kanë publikuar në rrjetin social “TikTok”, video të cilat janë bërë virale, ku shihen shporta të mbeturinave, të mbushur me speca që janë ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Kjo pasi shumë shtete nuk lejojnë transportin e këtyre produkteve përmes pikave kufitare, përcjell albinfo.ch.
Gjobat variojnë dhe varen prej disa faktorëve, ndërsa sipas deklaratave të disa mërgimtarëve, ka pasur raste kur janë gjobitur deri në 1500 euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Festivali i këngës dhe valles shqiptare”, një festë për shqiptarët në Nju Jork Ky ishte edicioni i 32 me radhë, i organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës...
-
Shqipëria njofton për pajisje me dokumente elektronike për shtetasit që jetojnë jashtë vendit
-
Edi Rama sot mban takim me shqiptarët e Amerikës në Nju-Jork
-
Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar
-
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane, pa softuer të logjistikës së luftës deri në vitin 2035 Ushtria duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e saj në të gjitha situatat. Për...
-
Kamerat e trupit për gjyqtarët e futbollit po bëhen temë në Zvicër
-
Zvicër: Parashikohen gjoba më të larta për automjetet me zhurmë
-
Qeveria zvicerane dëshiron t’u japë fund përfitimeve tatimore të planeve të pensioneve
-
Zvicra përballet me mungesë serioze të ilaçeve