Shqipëria
Basha zbardh kërkesën e amerikanëve për Berishën: Reeker më kërkoi largimin e tij
Basha ka sqaruar para grupit parlamentar demokrat vendimmarrjen për përjashtimin e Sali Berishës nga partia
Në mbledhjen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sqaruar para grupit parlamentar demokrat vendimmarrjen për përjashtimin e Sali Berishës nga partia. Burime nga selia blu bëjnë me dije se kryedemokrati është shprehur se ky vendim është marrë në të mirë të partisë, për të mos përçarë demokratët.
Para anëtarëve të grupit, Basha ka zbardhur edhe kërkesat që i janë drejtuar nga diplomatë të lartë amerikanë kohë më parë, duke deklaruar se kur ka ardhur në seli Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Europën dhe Azinë, Philip Reeker, i ka kërkuar të përjashtojë Sali Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.
Sipas Bashës, ky vendim personal i tij për një nga figurat kryesore të kësaj partie është vendimi më i duhur për doktor Berishën dhe familjen e tij. Kreu i PD-së gjithashtu ka deklaruar se për çështjen Berisha ka edhe shumë detaje të tjera, me të cilat ai është njohur nga amerikanët, por që nuk kishte ndërmend t’i bënte publike.
Vendimi i Bashës shkaktoi debate në mbledhjen e parë të grupit të Partisë Demokratike, ku deputetet Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka dolën kundër vendimit të kryedemokratit dhe disa prej tyre ditën e sotme e priten dhe shoqëruan gjatë hyrjes në Parlament.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë