Shqipëria

Basha: Rama po fyen qytetarët e Kukësit dhe Kosovës   

Ndërkaq, kryebashkiaku i Kukësit, ka refuzuar të takohet me kryeministrin Edi Rama, pa u liruar qytetarët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”

Ndaj arrestimeve ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai në Facebook, ka shkruar se vendimet e Prokurorisë dhe policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama.

Sipas Bashës, me këto veprime, Rama po fyen qytetarët e Kukësit dhe Kosovës.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Kukësit, ka refuzuar të takohet me kryeministrin Edi Rama, pa u liruar qytetarët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e pagesës në “Rrugën e Kombit”.  Ngjarjet në afërsi të Kalimashit, kanë mbajtur kufirin ndër-shqiptar të bllokuar për tri orë.