Kosova

Basha: Mos futja në agjendën e KiE-së, goditje ndaj Kosovë

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherit përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin  e Evropës, Lulzim Basha, tha për RTK se mos futja e Kosovës në agjendë në takimin e kësaj jave është një goditje ndaj Kosovës.

Ai tha se tani u mbetet ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, pasi që deputetët kanë kryer punën. Sipas Bashës, më së shumti do të përfitonin vet serbët e Kosovës, nëse do të kishin pretendime për shkelje të drejtave.

Deputeti shqiptar, Basha tha se mbështet pa hezitim qeverinë e Kosovës për të mos pranuar këtë kushtëzim.