Shqipëria

Basha: ‘Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera’

Kreu i opozitës në Shqipëri u është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, se Lulzim Basha kishte privatizuar teatrin “Metropol”.

Gjatë fjalimit në Kuvend, Rama ka thënë se opozita po bën një përpjekje hipokrite për të mbrojtur teatrin.

Ndërsa Basha ka shkruar në rrjetet sociale, duke thënë: “Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”.