Sport

Basha gjen golin e parë

Basha i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e gjashtë duke goditur saktë me kokë brenda zone

 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka shënuar golin e parë me fanellën e Comos. Edhe pse kjo ndeshje nuk kishte shumë rëndësi për skuadrën e Bashës, pasi tashmë ka rënë nga kategoria e Serie B, ai arriti të shënojë gol, që ishte i pari prej se u transferua në janar, shkruan albinfo.ch.

Basha i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e gjashtë duke goditur saktë me kokë brenda zone pas një krosimi të Casettit. Ky ishte goli i parë për Bashën me fanellën e Comos, por miqtë gjithsesi nuk arritën të ruanin epërsinë pasi Avellino barazoi shifrat në të 12-tën me D’Angelon që fiksoi rezultatin përfundimtar të këtij takimi në 1:1.

Basha pritet të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e kuqezinjve në Francë dhe trajneri Gianni De Biasi ka shumë besim në të.