Shqipëria

Basha e quan Ramën triumfi i së keqes, pranon dështimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie deklaroi se qeveria ka dështuar.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje kundërshtarëve të tij në parti që të bashkohen për të kontribuar, duke theksuar se ky bashkim nuk do të bëhet për pazare as për foto, duke shtuar se kishte zgjedhur të mos u përgjigjej akuzave të tyre edhe personale, përcjell albinfo.ch.

“Ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme, nuk ia dolëm që trafikantët e drogës t’i çonim prapa hekurave. Unë i pranoj gabimet e mia, nuk dua të zbeh përgjegjësinë time. Por, kam pasur qëllime të mira për t’i shërbyer njerëzve. Duke mësuar nga gabimet, do e kthejmë Partinë Demokratike në parti fituese”, deklaroi Basha.

Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “triumfin spektakolar të së keqes në Shqipëri”.