Futboll

Baseli turpëron kampionët e YB, Ajeti shënon dy gola dhe rrëmben kreun e golashënuesve

Tashmë në renditjen e golashënuesve më të mirë zviceran është ngjitur në vendin e parë Albian Ajeti me 15 gola dhe pesë asistime,

Klubi më i njohur zviceran Basel, ka arritur ti hakmerret sot fituesit të Super League-s zvicerane YB me rezultat të thellë 5:1. Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 34, ndërsa deri në fund të sezonës kanë mbetur edhe dy ndeshje, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ndeshje, më tepër spikati talenti Albian Ajeti duke shënuar dy gola, ndërsa golat tjerë për nikoqirët i shënuan Elyounoussi M., Zuffi dhe Oberlin. Golin e vetëm të mysafirëve e shënoi Fassnacht C. në fund të takimit.

Golin e parë  Ajeti e shënoi në minutën 26`, pas një aksioni të bukur.

Në pjesën e dytë, Albiani vazhdoi të tregojë formën e tij të shkëlqyeshme, duke shënuar me kokë një gol të bukur në minutën 79`.

Pas kësaj, ai u zëvendësua menjëherë në minutën 80, ndërsa nga publiku i Bazelit u përcoll me ovacione të shumta. Pas kësaj ndeshje, Albiani i prinë listës së golashënuesve më të mirë në Kampionatin zvoceran me 15 gola të shënuar.

Tashmë në renditjen e golashënuesve më të mirë zviceran është ngjitur në vendin e parë Albian Ajeti me 15 gola dhe pesë asistime, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë rënditen Hoarau dhe Assale me 14 dhe 12 gola respektivisht.