Shkurt.ch

Barometri politik: pa ndryshime në hartën politike të Zvicrës

SVP (UDC) me 27.4% vazhdon të jetë e para ndërsa Partia Socialdemokrate (SP) mbërrin kuotën prej 18.5% të votave

Sikur zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës të ishin mbajtur në fillim të gushtit, radhitja e partive do të mbetej e ngjashme me ato të zgjedhjeve të vitit 2007.

SVP (UDC) me 27.4% do të vazhdonte të ishte e para, por kësaj radhe me 1.5% më pak vota se katër vite më parë, kur ajo pati grumbulluar votat e 28.9% të votuesve zviceranë.

Partia Socialdemokrate (SP) do të mbërrinte kuotën prej 18.5% të votave, që është 1% më pak se në vitin 2007.

Në këto konstatime ka arritur barometri politik, i porositur nga SRG dhe i realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit,c, njofton drs.ch. Sondazhi është realizuar nga 25 korriku deri më 6 gusht dhe në të kanë marrë pjesë 2000 persona me të drejtë vote.

Krahasuar me barometrin e fundit, të realizuar në muajin qershor, SVP ka pësuar një rënie të vogël ashtu si dhe SP-ja. Ndërkaq CVP (15%) dhe FDP (16.1%) kanë shënuar një rritje të vogël.

BDP dhe Liberalët e gjelbër kanë shënuar një humbje të vogël nsdërsa të gjëlbrit mbeten praktikisht në të njëjtën kuotë.

Zgjedhjet parlamentare në Zvicër mbahen më 23 tetor.