Shkurt.ch
Barka ndalet në “të kuqen”
Një barkë motorike është „ndalur” pikërisht para semaforëve, në momentin kur ai kishte ndezur dritën e kuqe. Kjo ka ndodhur sot rreth orës 14 në Bülach të Cyrihut. Barka i kishte rrëshqitur një qytetari nga rimorkioja e automobilit, dhe ai, pa e vënë re, kishte vazhduar rrugën.
Por, një ngjarje e tillë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re nga pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, kështu që i zoti i barkës u njoftua dhe as policia e rrugëve nuk vonoi. Këtë ngjarje të pazakonshme e shënuan edhe shumë lexues reporterë të portaleve 20minuten.ch dhe blick.ch. Barka u montua sërish në rimorkio dhe vazhdoi rrugën.
Mbrapa ajo la dëme të vogla materiale dhe, sigurisht, një gjobë të majme për të zotin e saj, për pengim të komunikacionit.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale Stuhitë e verës kanë shkaktuar dëme të mëdha në Ticino. Qeveria kantonale shpresonte për ndihmë masive...
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës