Integrimi
Bardhyl dhe Maria Coli, kandidatë për çmimin më të madh zviceran për hotelieri
Ka afër dy vjet që Maria dhe Bardhyl Coli e drejtojnë hotelin Viznauerhof në Vitznau gjatë verës dhe hotelin Waldhotel në Davos, gjatë dimrit. I gjithë personeli e ndërron vendin e punës në varësi nga sezoni: gjysmë viti në Vitznau dhe gjysmën tjetër në Davos
Nga 97 kandidatura, juria ka zgjedhur 14 projekte për çmimin e sivjetshëm për turizëm, “Milestone Tourismuspreis”, shkruan luzernerzeitung.ch. Ky është çmimi zyrtar i hotelerisë zvicerane. Është i dotuar me 32500 franga dhe ndahet në Bernë më 15 nëntor.
Në mesin e të nominuarve është edhe projekti i udhëhequr nga hotelieri i suksesshëm shqiptarozviceran Bardhyl Coli dhe partnerja e tij, Maria, përcjell albinfo.ch. Ai është nominuar për kategorinë inovacionit, sepse edhe mënyra e punës së hoteleve që menaxhon çifti, është mjaft inovative.
Ka afër dy vjet që Maria dhe Bardhyl Coli e drejtojnë hotelin Viznauerhof në Vitznau gjatë verës dhe hotelin Waldhotel në Davos, gjatë dimrit. I gjithë personeli e ndërron vendin e punës në varësi nga sezoni: gjysmë viti në Vitznau dhe gjysmën tjetër në Davos.
E veçanta në këtë rast është se dy hotelet kanë pronarë krejt të ndryshëm dhe krejtësisht të pavarur nga njëri tjetri, shkruan albinfo.ch. Vetëm të punësuarit dhe çifti i drejtorëve janë lidhja në mes të dy firmave, të cilët kështu kanë mundësi t`i shfrytëzojnë resurset në mënyrë optimale.
Kjo shpërndarje e bashkëpunëtorëve mund të bëhet e ardhmja e të gjitha ndërmarrjeve sezonale hoteliere ndërsa hotelet e përmendura janë avangardë në këtë drejtim.
Bardhyl Coli pak vite më parë qe zgjedhur si drejtori më i ri dhe i suksesshëm i një hoteli luksoz në Zvicër.
“Njëri për të dytë, të dytë për njërin, Maria dhe Bardhyl Coli, Hotel Vitznauerhof dhe Waldhotel Davos” është motoja e çiftit të nominuar për shpërblim.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBardhyl Coli
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Hotelier
E-Diaspora
-
Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg...
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Gjermani
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha
-
Rama me thirrje për diasporën për zgjedhjet e 11 majit
Jeta në Zvicër
-
Pse të huajt e pasur po ia kthejnë shpinën Zvicrës? Në gusht 2022, Partia Socialiste e Reja Zvicerane (JUSO) kishte nisur një iniciativë që kërkonte të...
-
Zvicra ‘duhet të përgatitet për humbje’ nga tarifat tregtare të Trump
-
Gjeneva përdorë energjinë e ricikluar për ngrohje
-
Perspektivat e punës në Zvicër përkeqësohen më tej në fillim të vitit 2025
-
Shërbimi zviceran i shpëtimit Rega kreu 20,000 misione në 2024