Futboll

Bardhi shënon sërish nga gjuajtja e lirë

Ky ishte goli i shtatë në këtë sezon për Bardhin, derisa pesë nga to, i ka nga gjuajtja e lirë

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar sërish nga gjuajtja e lirë, shkruan albinfo.ch.

Pasi kishte shënuar dy gola ndaj Athletic Bilbaos, futbollisti nga Shkupi, realizoi edhe nga Leganes në fitoren pre 3:0.

Bardhi shënoi golin e dytë në këtë përballje, derisa luajti deri në minutën e 80-të. Ai realizoi nga rreth 20 metra nga gjuajtja e lirë.

Ky ishte goli i shtatë në këtë sezon për Bardhin, derisa pesë nga to, i ka nga gjuajtja e lirë, duke qenë një mjeshtër i vërtetë i goditjeve të dënimit.

Për Levanten, nuk ishte i ftuar Armando Sadiku.

https://www.dailymotion.com/video/x6j22zf