Futboll
Bardhi në histori të La Liga-s
Ai në këtë sezon ka gjithsej shtatë gola të shënuar, por është futbollisti i parë i kësaj skuadre që ka arritur të shënojë pesë gola nga goditjet direkte
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, të hënën mbrëma ka realizuar edhe një gol nga gjuajtja e lirë, më të cilin u bë pjesë e historisë së La Ligës.
Ai në listën e golashënuesve u regjistrua në minutën e 59-të të ndeshjes kur shënoi për epërsinë 0:2. Ky ishte goli i tij i pestë i shënuar nga goditja e lirë në këtë sezon, ashtu që kjo e vendosi në mesin e pesë futbollistëve të cilët kanë arritur të shënojnë pesë gola nga goditja e lirë në një sezon, shkruan “Alsat”.
Asunsao ka shënuar 5 gola nga 49 goditje, Pernia 5 nga 24, Ronadinjo 6 nga 49 si dhe Messi sezonin e shkuar 6 gola nga 48 goditje. Bardhi sivjet a shënuar pesë gola nga 16 goditje, arritje kjo të cilën nuk e kishte shënuar më parë, përcjell albinfo.ch.
Bardhi është bërë pjesë edhe e historisë së skuadrës së Levantes. Ai në këtë sezon ka gjithsej shtatë gola të shënuar, por është futbollisti i parë i kësaj skuadre që ka arritur të shënojë pesë gola nga goditjet direkte.
https://www.youtube.com/watch?v=5qRxaVPajX8
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse