Futboll
Bardhi, me super gol ndaj Armenisë: Treguam karakter në fushë
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Enis Bardhi, ka treguar edhe një herë se është një mjeshtër i vërtetë i goditjeve të lira dhe futbollisti kryesor.
Me kryeveprën e tij të re nga distanca, Maqedonia Veriore paralajmëroi triumfin ndaj Armenisë në turin e dytë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve (2-0).
Pas përfundimit të takimit, kapiteni Bardhi është shprehur shumë i lumtur për fitoren dhe tre pikët e fituara, transmeton albinfo.ch.
“Kjo është një fitore e veçantë. Luajtëm me një futbollist më pak pas kartonit të kuq, por rregulluam disa gjëra dhe falë Zotit morëm fitoren. Mendoj se është fitore e merituar. Ky ekip ka një grup shumë cilësor, por sidomos njerëz cilësorë. E nisëm keq sezonin, por ndoshta ky do të jetë çelësi për të përfunduar të parët në grup”, tha Bardhi.
E-Diaspora
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj? Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë...
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026