E-Diaspora

Bardhec Berisha, në 100-vjetorin e çmimit Nobel të shkrimtarit zviceran Splitterer

Bëhet shënimi i 100 vjetorit të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin e njohur zviceran Carl Splitterer

Më 26 tetor në Lucern, organizuar nga LM (Literatur Mobil) mbahet një aktivitet i veçantë letrar përkujtimor. Bëhet shënimi i 100-vjetorit të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin e njohur zviceran Carl Splitterer. Pra, ai është bërë nobelist pikërisht 100 vjet më parë, në tetor të vitit 2019.

Në kuadrin e aktiviteteve të këtij jubileu, merr pjesë edhe autori ynë i njohur me qëndrim në Lucern të Zvicrës, Bardhec Berisha, shkruan albinfo.ch. Programi ku paraqitet ai quhet “Der mobile, temporäre Lyrik-Weg zum Jubiläum CARL SPLITTERER” (shtegu mobil, i përkohshëm i lirikës për jubileun e CARL SPLITTERER ).

Përveç Berishës, aty prezantohen edhe dy poetë zviceranë që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe Kosovën: Beat Beat Sterchi dhe Pablo Haller. Ata njihen edhe për faktin se i kanë kushtuar poezi Kosovës.

Si zakonisht në aktivitete të tilla, poeti shqiptar Bardhec Berisha do të prezantohet në të dy gjuhët, pra shqip e gjermanisht. Poezitë në gjuhën gjermane do t`i lexojë e bija e tij, Blertë Berisha.

Berisha është i vetmi poet shqiptar që merr pjesë në këtë manifestim, ndërsa nga poetë tjerë të huaj në kuadër të aktiviteteve jubilare, ka lexuar edhe poetja Bullgare Evelina Jecker Lambreva.

Bardhec Berisha njihet si krijues letrar dhe veprimtar i komunitetit  shqiptar të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Përveç disa përmbledhjeve me poezi, ai ka bërë (në bashkautorësi) edhe përkthimin e Kodit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane, që është botuar në Zvicër rreth dy vjet më parë.

Leximi letrar në “Magazin” mbahet më 26 tetor në Emmenbrücke të Lucernit, me fillim në orën 11.00.